LAJME / E Premte 21 Gusht 2026, 22:10

Mbáni frymën miq! Rama bën gati “fúrtunën” në qeveri, nis numërimi mbrápsht! Kush janë 6 ministrat që do shkarkohen

A do ta përdorë Edi Rama mbledhjen e kësaj asambleje për të ndryshuar drejtimin e të paktën 6 ministrive? Numërimi mbrapsht ka nisur.

Ditët e Gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë ethet e këtij muaji për Partinë Socialiste e cila qeveris vendin në mandatit e katërt po shtohen. Kjo si pasojë e nisjes të vrullshme të sesionit të ri politik nga Edi Rama, me dy takime të rëndësishme gjatë kësaj fundjave dhe fillim javën tjetër në Pogradec.

Mësohet se ora 11:30 e të dielës do të gjejë të mbledhur në vilën qeveritare të qytetit liqenor 12 drejtuesit politikë të qarqeve bashkë me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.

Burime nga PS pohuan se në fokus të këtij takimi do të jetë dokumenti Besa dhe një tjetër dokument njohur si “Prania e Besës” dorëzuar grupit parlamentar socialit në fund të korrikut. Rama nga ky takim pritet të marrë refleksione mbi këto dy dokumente me qëllimin final pasurimin dhe shkuarjes drejt një dokumenti final dhe pa anashkaluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2027.

Mbrëmja e të kësaj të diele do ta gjejë Ramën, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat në një darkë, e cila me gjasë do t’i shërbejë shtensionimit të etheve të gushtit, përpara “provimit të performancës” të hënën.

Po në Pogradec në vilën qeveritare në atë që njihet si një “retreat” mbledhje informale e qeverisë, ministrat do të raportojnë për ecurinë e dikastereve të tyre për periudhën Janar-Gusht 2026.

Ndryshe nga takimet e shkuara të këtij formati, nuk do të marrin pjesë zëvendës ministrat, por vetëm ministrat dhe drejtorët e agjencive në varësi të tyre.

Sikurse në ‘retreatet’ e viteve të shkuara, çdo ministër do të raportojë për edhe prezencën mediatike dhe në rrjetet sociale.

Por nuk mbaron këtu sprinti politik i Ramës që nis këtë të dielë. Burime nga PS pohuan se ma gjasë në javën e parë e shtatorit do të mblidhet asambleja kombëtare socialiste. Nëse do t’i referohemi mbledhjeve të shkuara të asambleve socialiste, ato janë përdorur nga Rama për të shpalosur ndryshime në kabinetin qeverisës. Por, a do ta përdorë Edi Rama mbledhjen e kësaj asambleje për të ndryshuar drejtimin e të paktën 6 ministrive? Numërimi mbrapsht ka nisur./ TCH, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE