LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 19:07

Mbledhja e grupit të PS-së, Rama: 'Zëvendësministri i Politikës' në çdo dikaster për të adresuar shqetësimet e qytetarëve

Përballë pakënaqësisë masive të shprehur nga qytetarët të cilët thonë se zëri i tyre nuk është dëgjuar, kryeministri Rama po përpiqet të forcojë lidhjen midis qytetarëve dhe institucioneve.

Të shtunën, në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar, ku të pranishëm ishin edhe anëtarë të qeverisë, u mor vendimi që secila ministri

të ketë një “zëvendësministër politik” i cili do të jetë lidhja kryesore për të marrë shqetësimet ose ankesat nga komuniteti që do të adresohen përmes deputetëve.

Kjo shihet si një zgjidhje efikase për të rritur bashkëpunimin midis ministrave dhe deputetëve për çështjet e komunitetit dhe për të adresuar problemet e qytetarëve, të cilët artikulojnë hapur pakënaqësi të fortë ndaj qeverisë Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE