74 vite burg në total kërkon Prokuroria e Posaçme për 7 të pandehurit e dosjes Metamorfoza.
Dënimin më të madh, SPAK e kërkon për Behar Bajrin me 15 vite burg dhe 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka. Ndërkohë, për ish-shefin e Operacionales në Tiranë, Oltion Bistri, SPAK ka kërkuar 9 vite burg. Për të pandehurit e tjerë, janë kërkuar dënimet si vijon: 11 vite burg për Edmond Prekën, 10 vite burg për Astmer Bilalin, 9 vite burg për Ardit Hasanbegajn, 6 vite për Xhevair Litën.
Ata akuzohen për planin e vrasjes për Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin dhe Dorian Duli. SPAK ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e pasurive të Oltion Bistrit, me një vlerë të prej 1.3 milionë euro.
Të gjithë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar, çka do të reduktojë me një të tretën dënimet e tyre nëse shpallen fajtorë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE