
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku pas numërimit të 1.539 nga 2.498 vendvotime (61,61%), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 20:34, Vetëvendosje ka marrë 42,79 për qind të votave, apo 168.675 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,97 për qind, përkatësisht 86.590 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbetet e treta me 17,98 për qind ose 70.890 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7,82 për qind të votave, që përkthehen në 30.822 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4,67 për qind apo 18.419 vota, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
