LAJME / E Mërkurë 13 Dhjetor 2023, 17:05

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, Gjykata Kushtetuese bën lëvizjen urgjente pas kërkesës së opozitës

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.

 

Në këtë mënyrë, pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë.

 

Seanca për shqyrtimin e padisë së opozitës do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.