LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 19:07

Makina shpërthen në lagjen ushtarake, nderron jete shoferi! (VIDEO)

Panik është shkaktuar në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin Balashikha, pranë Moskës, ku një automjet shpërtheu papritur dhe u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën drejtuesit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një zonë banimi të përdorur kryesisht nga personel ushtarak dhe familjet e tyre. Hetuesit dyshojnë se nën sediljen e shoferit mund të jetë vendosur një pajisje shpërthyese me fuqi rreth 300–400 gram TNT.

Autoritetet ruse nuk kanë bërë ende publik identitetin e viktimës, por burime pranë hetimeve bëjnë me dije se ai është një 62-vjeçar që ka pësuar plagë fatale nga shpërthimi.

Lagjja ku ndodhi ngjarja është një kompleks rezidencial i ndërtuar për ushtarakë në pension, veteranë lufte dhe familje të forcave të armatosura. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një automjet tip BMW X3 shpërthen dhe përfshihet menjëherë nga flakët.

Komiteti Hetimor i Rusisë ka hapur një hetim penal për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe autorët e mundshëm.

Ngjarja ndodh disa muaj pas një tjetër shpërthimi të ngjashëm në të njëjtin qytet, ku një gjeneral i lartë rus humbi jetën në një sulm me makinë-bombë, rast i cili u cilësua më herët si akt terrorizmi nga autoritetet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE