LAJME / E Premte 14 Mars 2025, 00:12

Lutja e 85-vjeçares nga shtrati: S’jap shpirt pa bërë legalizimin e shtëpisë

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në qytetin e Fierit pasi një 85-vjeçare, Myfarete Vrenozi, nga shtrati i sëmundjeve shprehet se nuk do që të ikë nga kjo jetë pa kryer legalizimin e shtëpisë që e pret që nga viti 2016.

Edhe nusja e shtëpisë Marjana Vrenozi tregon se kanë kryer aplikimin, por nuk po zgjidhin gjë. Në këto kushte ajo thotë se nuk mund të riparojë as mykun e tarracës.

Nga shqyrtimi i dokumentave, rezulton se leja e shtëpisë që i përket vitit ’82 nuk gjendet pasi në vitin ‘97 janë djegur arkivat./TVklan.al