
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj tij gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.
Në një intervistë për News24, ai deklaroi se tentativa e kryeministrit për ta bërë atë si “persekutor” është e dobët dhe e çalët. Lubonja tha se Rama ka në dorë të gjitha pushtetet, ndërkohë që ai ka vetëm pushtetin e fjalës së lirë.
Lubonja theksoi se ia ka bërë të qartë Ramës kur ai sapo ishte bërë kryetar bashkie i Tiranës, se ishte i rrezikshëm për politikën, vendin dhe veten e tij.
“Kjo akuza për të më bërë mua persekutor si ata të së kaluarës është e dobët dhe çalon shumë sepse ata ishin njerëz që kishin pushtet, policinë e sigurimin dhe ne ishim të dobët e të pafuqishëm. Ndërkohë që sot është e kundërta, pushtetin e ka ky zotëria. Ka policinë, të gjitha.
Unë kam forcën dhe pushtetin e fjalës së lirë, kështu që të më krahasosh e ata është i dobët dhe nuk qëndron. Unë thjesht kam bërë detyrën time ti intelektual e gazetar duke ngritur problemet. Ia kam thënë që kur u bë kryetar bashkie që je i rrezikshëm, duhet të ikësh nga politika. Je i rrezikshëm edhe për politikën dhe për vendin, por edhe për veten tënde.“, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
