LAJME / E Enjte 8 Shkurt 2024, 03:03

Londra Pushtohet Nga Mijëra Dhelpra, Hipin Të Pa Shqetësuara Edhe Nëpër Urbanë

Nëse jetoni në Londër, mund të jeni zgjuar natën nga tingulli i çiftëzimit të dhelprave. Dhe ndërsa popullsia e kryeqytetit rritet, nuk është çudi që është rritur edhe numri i kafshëve të egra.

Të tërhequr nga thasët e koshave dhe grumbujt e mbeturinave, kërcënuesit e rinj urbanë po ‘pushtojnë’ ngadalë qytetin. Gjitarët ndihen më të sigurt në vetvete e madje hipin edhe në transportin publik dhe shëtisin rrugëve në mes të ditës. Ndoshta më acaruesi është tingulli i lartë dhe pothuajse torturues i çiftëzimit që i mban zgjuar natën londinezët.

Në videot e mediave sociale, dhelprat shihen duke marrë autobusët e Londrës gjatë ditës, duke u shtrirë përgjatë sediljeve të pasme. Një kafshë vështron me kureshtje pasagjerin që e filmon, por mbetet plotësisht e patrazuar nga udhëtimi i saj i qetë nëpër kryeqytet. Sipas London Wildlife Trust ka rreth 10,000 dhelpra urbane në Londër, por ky numër nuk mund të llogaritet në mënyrë të besueshme.