LAJME / E Premte 12 Prill 2024, 13:01

Lezhë/ Dhunohet avokati, goditet me grusht për shkak të detyrës

Një 36-vjeçar është në kërkim nga policia në Lezhë. Ky shtetas ka goditur me grusht një 48-vjeçar me profesion avokat.

Dyshohet se avokati është goditur për shkak të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë po punojnë për kapjen e shtetasit S. M. (Sh.), 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një 48-vjeçar me profesion avokat”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al