
Një lëkundje tërmeti është regjistruar këtë të martë në vendin tonë. Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe është regjistruar rreth orës 15:56.
Epiqendra e lëkundjes ka qenë e lokalizuar vetëm 1 kilometër në veri-verilindje të Lushnjes dhe 36 kilometër në jugperëndim të Elbasanit.
Goditja sizmike ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
