LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 11:11

"Nuk mund ta duroj më”/ Çfarë i tha Melania Trumpit? Ekspertët deshifrojnë bisedën përmes lëvizjes së buzëve (VIDEO)

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u shfaqën së bashku më 23 gusht në eventin “Freedom 250 IndyCar Grand Prix” në Uashington, por një moment gjatë aktivitetit ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe përdoruesve në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar nga eventi, Melania shihet duke iu afruar Trumpit dhe duke zhvilluar një bisedë me të. Gjatë komunikimit, ajo bën edhe disa gjeste me duar, ndërsa Trump dëgjon dhe i përgjigjet.
LINK PER TE PARE VIDEON
Një lexues profesionist i buzëve, Jeremy Freeman, ka pretenduar se ka interpretuar një pjesë të dialogut mes tyre. Sipas tij, Melania dyshohet se ka thënë:

“Ky është problemi, njerëzit reagojnë.”

Trump, sipas interpretimit të Freeman, është përgjigjur:

Më pas, Melania dyshohet se e ka pyetur: “Do ta bësh?”, ndërsa më vonë thuhet se ka thënë “Ndodhi dy herë”, të cilës Trump i është përgjigjur: “E di.”

Në fund, sipas këtij interpretimi, Melania ka thënë: “Nuk mund ta duroj më.”

Megjithatë, biseda nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe interpretimi i leximit të buzëve nuk mund të konsiderohet si transkriptim i saktë i asaj që është thënë.

Pikërisht kjo pasiguri ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit po përpiqen të kuptojnë se çfarë po diskutonin çifti dhe nëse biseda ishte vërtet e tensionuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE