LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 11:11

E fundit! Aksident në Golem, motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Golëm, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes me motor.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:20, ku motori me të cilin po udhëtonin dy personat është përplasur me një bordurë.

Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i motorit, Elton Luzati 44 vjeç dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE