LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 11:11

Do mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni’! Ekstremi i djathtë kryeson sondazhet në Gjermani, çfarë mund tu ndodhe shqiptarëve

Dalja e Gjermanisë nga Zona Shengen dhe eurozona, mbyllja e kufijve dhe politika shumë më të ashpra ndaj emigracionit. Ky është premtimi i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila sipas sondazheve të fundit kryeson në nivel kombëtar.

Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, tha se Gjermania ishte në një gjendje më të mirë ekonomike para futjes së euros. Sipas saj, monedha e përbashkët evropiane ka dobësuar ekonominë gjermane dhe ka ulur pasurinë e familjeve.

Për emigracionin, Weidel ishte edhe më e drejtpërdrejtë: “Do t’i mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni”, deklaroi ajo. Liderja e AfD kërkoi gjithashtu më shumë dëbime të emigrantëve dhe më pak natyralizime, përfshirë kthimin e shtetasve sirianë, statusi i mbrojtjes së të cilëve nuk është më i vlefshëm.

Weidel sulmoi edhe CDU-në për refuzimin e bashkëpunimit me AfD-në, duke shtuar: “Do të qeverisim fillimisht në landet federale. Dhe do të qeverisim edhe në nivel federal.”

Deklaratat vijnë në një moment kur AfD po forcohet në sondazhe. Sipas ZDF Politbarometer, partia ka 27% mbështetje në nivel kombëtar, përpara bllokut CDU/CSU me 22%. Ndërsa në prag të zgjedhjeve të 6 shtatorit në landin e Saksoni-Anhaltit, AfD mbështetet nga mbi 40% e të anketuarve.

Në maj 2025 Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) e klasifikoi AfD-në si organizatë të konfirmuar të ekstremit të djathtë. Megjithatë, në shkurt të këtij viti, Gjykata Administrative e Këlnit e ndaloi përkohësisht BfV-në ta trajtojë partinë me këtë klasifikim deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Gjykata tha se ka tregues të fortë për prirje antikushtetuese brenda AfD-së, por ende nuk është provuar se ato karakterizojnë partinë në tërësi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE