LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 16:04

E dhimbshme: Ky është i riu kosovar që vd*q në detin në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në detin e Shëngjinit, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht.

Bëhet fjalë për Shpejtim Sylën, nga Kosova, vdekja e të cilit ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin ku ai jetonte.

Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka reaguar edhe shkolla e mesme “Adem Kastrati” në Gjilan, ku Shpejtim Syla ishte nxënës për tri vite.

Në një telegram ngushëllimi, drejtoria e shkollës ka shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, duke bërë të ditur se ai kishte ndjekur drejtimin Pikturë, të cilin e kishte përfunduar në maj të këtij viti.

“Drejtoria e shkollës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, profesorëve dhe të gjithë nxënësve, veçanërisht shokëve dhe bashkëmoshatarëve të tij. Shpejtim Syla ishte nxënës i shkollës sonë për tri vite, në drejtimin Pikturë, të cilin e përfundoi në maj të këtij viti.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe ne që e njohëm. U prehtë në paqe, shpirti i tij!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE