
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas një njoftimi për media janë marrë disa vendime.
– Miratuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE (Energy Storage Corporation – ESCorp)” Sh. A.
– Miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të hapësirës, Parcela Kadastrale P-9012-0, me sipërfaqe prej 999 m², të cilat janë në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për nevoja të Ministrisë së Drejtësisë.
– Miratuar Kërkesën e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, për transfer të mjeteve në shumë prej 4,333,900€ (katër milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e nëntëqind euro), deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale.
– Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për transferim të mjeteve në shumë prej 1,000,000.00€ (një milion euro), deri nën 20.68% të ndarjes së ndikuar negativisht, për mbulimin e obligimeve që kanë të bëjnë me shpenzime operative.
– Miratuar Kërkesën e Komunës së Podujevës për transferimin e mjeteve, në shumën prej 300,000.00€ (treqind mijë euro), që përbën deri në 18.18% të ndarjes së ndikuar negativisht, për mbulimin e obligimeve kontraktuale.
– Miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës i nominon tre (3) përfaqësues të saj në Këshillin Konsultativ për Komunitete, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
