
Lajme të mira për mijëra punëtorë në Gjermani, rriten pagat nga qershori 2026
Mijëra të punësuar në ndërmarrjet komunale në mbarë Gjermaninë do të përfitojnë paga më të larta duke filluar nga qershori i vitit 2026, pasi është arritur një marrëveshje e re në kuadër të kontratës kolektive TV-V.
Rritja e pagave do të vlejë për punonjësit në sektorët e energjetikës, furnizimit me ujë, shërbimeve komunale dhe impianteve për trajtimin e ujërave të zeza. Sipas vlerësimeve, kjo masë do të prekë drejtpërdrejt ose tërthorazi rreth 135 mijë të punësuar në të gjithë vendin.
Sipas marrëveshjes së re, pagat do të rriten me 1.25 për qind, ndërsa shkallët e reja të pagesës do të mbeten në fuqi deri më 31 mars 2027.
Varësisht nga pozita e punës dhe niveli i kualifikimit, pagat bazë mujore do të lëvizin nga rreth 2.604 euro deri në afro 9.922 euro në kategoritë më të larta të pagave.
Përveç rritjes së pagave, punëtorët do të kenë të drejtë edhe për kompensime shtesë. Për orët shtesë do të paguhet një shtesë prej 30 për qind, ndërsa për punën gjatë natës një shtesë prej 25 për qind. Gjithashtu parashikohen pagesa shtesë edhe për punën me turne.
Një tjetër lajm pozitiv është se në nëntor të vitit 2026, të punësuarit do të marrin edhe një bonus të njëhershëm në vlerë prej të paktën 100 për qind të pagës së muajit tetor.
Edhe pse rritja prej 1.25 për qind mund të duket modeste në shikim të parë, në kombinim me bonuset dhe shtesat e tjera ajo sjell të ardhura më të larta dhe më të qëndrueshme për mijëra punëtorë në Gjermani, mes të cilëve ka edhe një numër të madh shqiptarësh dhe maqedonasish, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
