LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 22:10

Lajm katastrofal për Vetëvendosjen pak ditë pas zgjedhjeve

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë kanë hapur një fazë të re politike, me rikthimin e nevojës për koalicione.

Në një reagim, ALDE thekson se Kosova mbajti zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh, pas dështimit të partive për zgjedhjen e presidentit.

Sipas saj, PDK-ja, anëtare e ALDE-së, siguroi 21.74 për qind të votave dhe “ka ruajtur një bazë stabile të elektoratit”.

ALDE vlerëson se humbja e shumicës absolute nga Vetëvendosje e vendos PDK-në në një pozitë të rëndësishme për negociatat e koalicionit.

“Kjo krijon mundësi që liberalët të ndihmojnë në formësimin e qeverisë së ardhshme dhe të vazhdojnë të mbështesin një të ardhme demokratike dhe evropiane për Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, citohet të ketë thënë se “qytetarët e Kosovës dëshmuan besim në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE