LAJME / E Enjte 10 Korrik 2025, 17:05

Lajm i kobshëm! Ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar, shërojë e ndihmoi qindra njerëz!

Kryebashkiaku ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Goro dhe kujtdo që e ka njohur doktor Evriviadhi, i cili më shumë sesa një mjek, ishte shpresë për të gjithë vendasit.

Emri i doktor Goros do të mbetet gjithmonë në kujtesën e qytetasve të Himarës, si një njeri i palodhur për punën e tij dhe me një zemër të madhe.

“Lamtumirë, Dr. Evriviadhi Goro!

U largua nga jeta një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara të komunitetit tonë.

Mjek i përkushtuar, njeri me zemër të madhe, qytetar shembullor dhe zë i qartë i Himarës në çdo kohë.

Dr. Evriviadhi ishte më shumë se një doktor — ishte shpresë, mbështetje dhe dashuri për njerëzit e këtij vendi.

Shërbimi i tij i palodhur, fjala e tij e drejtë dhe përkushtimi i tij për Himarën do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Trashëgimia jote njerëzore do të jetojë gjatë mes nesh.

Vangjel Tavo”, shkruan Vangjel Tavo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE