
Ky është Lirim Ruhani, 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës
Lirim Ruhani është 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pas një operacioni intensiv kërkim-shpëtimi që zgjati dy ditë.
Sipas raportimeve, i riu ishte raportuar i zhdukur pasi dyshohej se kishte rënë në ujë gjatë kohës që ndodhej në liqen. Menjëherë pas njoftimit, institucionet kompetente nisën një operacion të gjerë kërkimi, ku u angazhuan ekipe të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës dhe strukturave komunale të Podujevës.
Pas kërkimeve të pandërprera, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizonin trupin e pajetë të 25-vjeçarit dhe ta nxirrnin nga ujërat e liqenit, duke i dhënë fund operacionit që ishte ndjekur me shqetësim nga familjarët, miqtë dhe qytetarët.
Autoritetet kanë ndërmarrë procedurat e parapara me ligj, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Humbja e jetës së të riut ka prekur familjen dhe komunitetin, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre pas përfundimit të operacionit të kërkimit.
Institucionet përgjegjëse pritet të publikojnë informacione shtesë pas përfundimit të procedurave hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
