Shqiptarja Kozeta Miliku është vlerësuar si një nga 5 shkencëtaret më të mira në Kanada.
Prestigjozja “The Globe and Mail” e ka renditur atë si ndër shkencëtaret më premtuese që kanë bërë përparime të rëndësishme në shëndetësi, shkencë dhe mjekësi. Miliku shprehet krenare për arritjen dhe vlerësimin që ka marrë.
“Është një arritje e madhe, vlerësim që merr nga puna që ke kryer, ndihem krenare. Fusha që unë studioj është origjina e sëmundjeve, kryesisht obeziteti dhe astma. Në këtë artikull janë cituar dy prej publikimeve të mia, një prej tyre ushqimet ultraprocesuara, që i gjen lehtë në supermarkete, ato kanë efekte negative në shëndet”, thotë ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE