LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 14:02

“Kurrë nuk do tërhiqemi!”- Komandanti i Forcave të Armatosura të Iranit: SHBA ka hapur derën për hakmarrje!

Komandanti i lartë i Forcave të Armatosura të Iranit ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se Uashingtoni “ka hapur derën për hakmarrje” dhe se Irani “nuk do të tërhiqet kurrë”.

“Amerika kriminale ka hapur dyert për luftëtarët e Islamit në forcat e armatosura për çdo veprim kundër interesave dhe ushtrisë së saj, dhe ne nuk do të tërhiqemi kurrë në këtë drejtim“, deklaroi Gjenerali madhor Abdolrahim Mousavi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ai shtoi se SHBA “ka hyrë drejtpërdrejt në luftë duke shkelur sovranitetin e Iranit Islamik dhe duke prekur tokën e shenjtë të vendit tonë”.

Deklarata e Mousavit vjen në një valë mesazhesh të ashpra nga komandantët më të lartë ushtarakë iranianë ditën e hënë. Në të njëjtën linjë, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Armatosura, Ibrahim Zolfaqari, lëshoi një tjetër paralajmërim në një video të publikuar nga agjencitë shtetërore Fars dhe Mehr.

Ai paralajmëroi për “operacione të fuqishme dhe të sakta që do të shkaktojnë pasoja të rënda, të dhimbshme dhe të paparashikueshme”.

Zolfaqari dënoi sulmet e SHBA-së dhe theksoi mundësinë e një përgjigjeje të zgjeruar nga ana e Iranit.

“Jo vetëm që [sulmi] ishte i kotë, por do të zgjerojë edhe më tej spektrin e objektivave legjitime dhe të ndryshme për ushtrinë iraniane dhe do të hapë rrugën për përhapjen e luftës në të gjithë rajonin”, tha ai.

Në fund të videos, duke folur në anglisht, Zolfaqari u shpreh: “Trumpi kumarxhi, ti mund ta nisësh këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE