
Këshilli i Ministrave miratoi një paketë të re masash sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre
Shërbimi Social Shtetëror ka dalë me një sqarim për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 22 korrik, që parashikon ndryshime në përfitimet për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre personalë.
Sipas institucionit, edhe pse vendimi është miratuar më 22 korrik, ai hyn në fuqi me efekt financiar nga 1 korriku 2026. Kjo do të thotë se duke nisur nga 1 gushti, përfituesit do të marrin pagesën sipas vlerave të reja, së bashku me diferencën që u takon për muajin korrik.
“Shërbimi Social Shtetëror informon qytetarët se aktet për ndryshimet që lidhen me përfitimet e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësve të tyre personalë janë miratuar në datë 22 Korrik 2026 me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon që këto ndryshime hyjnë në fuqi me efekt financiar nga 1 korriku 2026. Për këtë arsye, Shërbimi Social Shtetëror siguron të gjithë përfituesit se asnjë e drejtë e fituar nuk do të cenohet dhe çdo përfitim do të zbatohet sipas përcaktimeve të vendimit, çka do të thotë se duke filluar nga 1 gushti 2026 përfituesit do të marrin pagesën sipas vlerave të reja, së bashku me diferencën që u përket për muajin korrik. Shërbimi Social Shtetëror falenderon çdo përfitues për mirëkuptimin dhe ju siguron se zbatimi i këtij vendimi do të kryhet në mënyrë të plotë, duke garantuar respektimin e të drejtave për çdo qytetar”-, thuhet në sqarim
Më 22 korrik Këshilli i Ministrave miratoi një paketë të re masash sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre personalë.
Paketa parashikon dyfishimin e pagesës për mbi 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, njohjen e periudhës së shërbimit si vite kontributi për rreth 14 mijë e 600 ndihmës personalë, si edhe lehtësimin e procedurave të KEMP-it për rastet kur përfitimi është shumëvjeçar.
Efektet financiare nisin nga 1 korriku 2026, ndërsa kostoja e paketës për këtë vit llogaritet në mbi 15 milionë euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
