
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi fundjavën në fshatin kumanovar Dobroshanë, në të cilin janë lënduar tre persona, ndër të cilët dy fëmijë të mitur.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ndodhi dje rreth orës 20:15, në kryqëzimin e rrugëve “Kozjaçka” dhe “Velko Stamenkovski” në fshatin Dobroshanë.
“S.P., 30 vjeçe, nga fshati Dobroshanë, duke drejtuar një kuadricikël me targa kumanovare, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë”, informojnë nga MPB.
Në kuadricikël me të po udhëtonin edhe dy fëmijët e saj të mitur.
Në përmbysje, me lëndime të rënda trupore është lënduar shoqëruesi i saj pesëvjeçar, ndërsa me lëndime trupore janë lënduar shoferja 30-vjeçare dhe fëmija tetëvjeçar.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, ku u është dhënë ndihmë mjekësore dhe u janë konstatuar lëndimet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
