LAJME / E Enjte 27 Gusht 2026, 19:07

“Ku je o Skënderbe”/ Kush i pret rrugën Edi Ramës: Ti do ta…

Kryeministri Edi Rama gjatë datave 23 dhe 24 gusht, zhvilloi një takim me ministrat dhe drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Qarqe në Tushemisht të Pogradecit.

Pas përfundimit të mbledhjes, Rama u takua edhe me disa të moshuar që qëndruan për disa orë në pritje, për të zhvilluar një bisedë me kreun e qeverisë.

Ndërkohë këtë të mërkurë ka dalë një tjetër video nga takimi mes kryeministrit dhe qytetarëve. Teksa iu afrohet për t’i takuar, nuk kanë munguar as komplimentet për Ramën.

Një nga qytetarët i thotë kryeministrit se ai “është Skëndërbeu i Shqipërisë” dhe se vetëm ai mund ta shpëtojë vendin tonë. Ndërsa Rama deklaron se ai nuk është si heroi kombëtar dhe se Shqipëria është e shpëtuar. Biseda mes tyre:

Qytetari: Ku je o “Skënderbeu” i Shqipërisë? Ku je?

Rama: Lëre, ç’Skënderbe jam unë…

Qyetari: Skënderbeu je! Ti do ta shpëtosh vendin tonë

Rama: Vendi është i shpëtuar, nuk ka nevojë për shpëtim

Qytetari: Jo nuk është i shpëtuar, ka ca ferra të egra, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE