LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 18:06

Kryetari i bashkisë ”gdet” zv-ministren pasi ajo slmoi ish-kandidatin e PS-së për deputet

Kryetari socialist i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas postimit të bërë mbrëmjen e së shtunës nga zv.ministrja Edona Bilali, e cila vuri në “shënjestër” ish-socialistin Paulin Luli pas pjesëmarrjes së tij në protestën qytetare kundër qeverisë.

Në një status në rrjetet sociale, zv.ministrja shkroi: “O Paulin, rrej Tiranën me fabulën e punëtorit të ndershëm në Gjermani se Puka e tanë Shkodra e dinë se çfarë je!”

Ky reagim ka sjellë më pas kundërpërgjigje edhe nga brenda vetë kampit socialist. Pjerin Ndreu, ndonëse nuk mbështet daljen e Lulit në protesta, ka kundërshtuar mënyrën e etiketimit të tij lidhur me periudhën e emigracionit në Gjermani.

Në reagimin e tij, Ndreu shprehet: “Përtej asaj që nuk gjej arsye për një shokun tim të marrë pjesë apo të nxisë protesta, nuk mendoj se duhet të etiketohet se ka punuar me punë të pandershme në emigracion! Kjo nuk është e mirë dhe nuk i shërben askujt! Në atë që ka bërë në emigracion s’ka asnjë shenjë negative, përkundrazi! Nuk më pëlqen çka po bën këto ditë, por e admiroj për punën që ka ndërtuar me djersë në Gjermani!”, shkruan Ndreu.

Këto “përplasje” kanë ardhur vetëm disa orë pasi Paulin Luli mori pjesë në protestën e organizuar një ditë më parë në Tiranë.

Luli ka qenë pjesë e Partisë Socialiste dhe ka kandiduar për deputet në qarkun e Shkodër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai po ashtu ka mbajtur detyrën e drejtorit të Rezervave të Shtetit dhe mbrëmjen e së shtunës ai vendosi që t’u bashkohej protestuesve në Bulevard, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE