Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit të akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
Herzog në fjalën e tij vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kjo medalje e nderit nderon personat që kanë ndriçuar botën dhe që kanë dëshmuar miqësinë me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit.
Presidenti i Izraelit vleresosi gjithashtu qëndrimin e pa kompromis të kryeministrit Edi Rama kundër antisemitizmit dhe urrejtjes.
“Është një nder t’ju uroj mirëseardhjen ju kryeministri Edi Rama dhe zonjës Linda Rama dhe delegacionit tuaj dhe t’ju jap ju medaljen presidenciale të nderit të Izraelit
Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale, vlerat morale dhe demokratike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre të guximshme me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit.
Kodi shqiptar i Besës, betimi i shenjtë i nderit, mbrojtjes, integritetit ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl.
Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës ne emër të njerëzit në orët më të errëta. Gjatë holokaustit populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kurajë. Me kurajë ata i dhanë strehë grave dhe burrave hebrenj, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të botës dhe duke e bërë këtë ndihmuan në ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha.
Kjo thirrje integriteti dhe nderi e rrënjosur thellë në popullin tuaj, gjen jehon në udhëheqjen tuaj, gjen jehonë në angazhimin tuaj ndaj tolerancës, humanizmit dhe gjen jehonë në qëndrimin tuaj të pa kompromis kundër antisemitizmit dhe urrejtjes.”, tha presidenti i Izraelit.