LAJME / E Hënë 30 Qershor 2025, 14:02

Kosova zhytet më thellë në krizë politike, dështon takimi i Kurtit me krerët e partive

Takimi i djeshëm mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik, ka dështuar. Takimi zgjati se dy orë, ku pjesë të tij ishin të gjithë përfaqësuesit e partive politike. Mësohet se nga ky takim kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk është marrë asnjë vendim lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Temë e këtij takimi ishte zhbllokimi i situatës politike, konkretisht konstituimi i Kuvendit pas 38-herësh dështimesh në seancat parlamentare. Takimi u thirr pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se Kuvendit duhet konstituuar brenda 30 ditëve. Në takim morën pjesë kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, deputetja Vlora Çitaku, ndërsa nga LDK-ja, të pranishëm ishte kreu i partisë, Lumir Abdixhiku dhe kryetarja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami. AAK-ja u përfaqësua nga deputetja Time Kadrijaj. Po ashtu, pjesë e takimit ishin edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari–Llila, ai i GUXO, Faton Peci, gjithashtu edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë. Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit tha se “ne morën pjesë me qëllim të mirë dhe për të parë e gjetur zgjidhje për ngërçin politik, por Albin Kurti kërkoi kushte”.

Ai e cilësoi takimin si një farsë publike sesa substanciale, dhe sipas tij, frika e tyre u vërtetua në këtë takim. Lumir Abdixhiku u shpreh i zhgënjyer teksa tha se qëndrimet e deputetit Kurti ishin të njëjta ashtu sikurse para takimit. Abdixhiku tha se kushtet e Kurtit janë që ose të votohet në mënyrë të fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke e votua Albulena Haxhiun sërish si kryetare e Kuvendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE