Do të njihemi tani me parashikimin e motit për këto ditë të nxehta në fund të qershorit dhe fillim të korrikut.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë kemi zonjën Anira Gjoni, specialiste në Institutin e Gjeoshkencave. Anira, përshëndetje dhe mirë se erdhe!
Anira Gjoni: Përshëndetje, mirë ju gjej!
Pyetje: Si parashikohen temperaturat në ditët në vijim, duke pasur parasysh nivelin e lartë të tyre që kemi parë gjatë javës së fundit?
Anira Gjoni: Muaji korrik fillon me temperatura të larta, pasi ndodhemi nën ndikimin e një vale të nxehtësisë që ka pikun në Europën Qendrore. Ne jemi më në periferi të kësaj vale të të nxehtit, e cila për këtë 10-ditësh do të përfshijë pjesën më të madhe të kontinentit. Për shembull, në Francë pritet që temperaturat të arrijnë 41 deri në 43°C, në jugun e Anglisë deri në 35°C, Portugalia dhe Spanja mund të arrijnë edhe 45°C, ndërsa në Gjermani temperatura shkon deri në 30°C. Në Itali dhe në Ballkan, përfshirë vendin tonë, priten temperatura nga 38 deri në 41°C gjatë këtyre ditëve.
Sa i përket vendit tonë, për ditën e martë, më 1 korrik, minimalet në bregdet do të jenë rreth 22°C dhe maksimalet deri në 34°C. Në zonat e ulëta minimalet do të jenë 21°C, maksimalet deri në 37°C, ndërsa në zonat malore minimalet do të jenë 15°C dhe maksimalet deri në 31°C.
Dita e mërkurë, 2 korrik, do të sjellë një rritje prej rreth 2 gradësh në maksimumet e zonave të ulëta, të cilat pritet të arrijnë deri në 39°C, ndërsa minimalet do të jenë rreth 23°C. Këto janë vlerat më të larta të temperaturave për vendin tonë gjatë kësaj jave.
Për ditën e enjte, 3 korrik, parashikohet një rënie e temperaturave me rreth 3 gradë, ku maksimalet do të zbresin në rreth 35°C dhe kjo tendencë do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ku maksimalet do të jenë deri në 36°C. Pra, pika më e lartë e valës së të nxehtit pritet të jetë dita e mërkurë.
Pyetje: Pra, një lajm i mirë është që temperaturat nuk do të qëndrojnë vazhdimisht në nivele shumë të larta, duke na dhënë mundësi për frymëmarrje më të lirë?
Anira Gjoni: Po, pikërisht. Nuk presim që të prekemi nga temperatura mbi 40°C, por maksimalet do të afrohen deri në 39°C në ditën e mërkurë dhe kryesisht në zona lokale. Ditët e tjera priten temperatura më të moderuara, rreth 36-37°C. Kjo valë e të nxehtit do të jetë më e forta në muajin korrik, por do të vazhdojmë të përditësohemi me informacionet e reja.
Pyetje: Çfarë për reshjet dhe rrezikun nga zjarret?
Anira Gjoni: Këto ditë do të jenë pa reshje, me temperatura të larta dhe thatësirë, çka rrit edhe rrezikun për zjarre në pyje. Pakujdesia më e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha, ndaj duhet kujdes maksimal.
Pyetje: Kjo valë e të nxehtit që përfshin thuajse gjithë Europën, a pritet të largohet pas këtyre 10 ditëve apo mund të zgjasë më gjatë?
Anira Gjoni: Kjo valë e të nxehtit do të na shoqërojë përgjatë 10-ditëshit të parë të korrikut, dhe më pas pritet një rënie e temperaturave. Por për detaje do të vijojmë të përditësohemi.
Pyetje: Si do të jetë situata në Ballkan?
Anira Gjoni: Vendet fqinje si Mali i Zi, Bosnja, Kroacia dhe Greqia do të përfshihen nga këto temperatura të larta. Në Ballkanin Qendror, temperaturat pritet të arrijnë deri në 41°C, që është niveli më i lartë në rajon, ndërsa për vendin tonë maksimumet pritet të shkojnë deri në 39°C, siç e përmenda për ditën e mërkurë.
Pyetje: Sa i përket erës dhe dallgëve në bregdet, sidomos në Shëngjin, Dhërmi dhe Himarë, a pritet që këto temperatura të larta të shoqërohen edhe me erë të fortë apo dallgë të mëdha?
Anira Gjoni: Gjatë këtyre ditëve era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare, me përforcime të përkohshme në bregdet. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, pasi kjo situatë do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave, ashtu si dhe gjatë fundjavës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE