LAJME / E Mërkurë 15 Nëntor 2023, 12:12

Koka e njeriut e groposur në Sarandë, policia pritet të nisë kërkimet për pjesët e tjera të trupit

Koka e njeriut që u gjet e groposur në fshatin Xarrë të Sarandës do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të specializuara.

Nga burime policore mësohet se mbetjet kockore kishin nisur të dekompozoheshin, por sipas ekspertëve, janë konstatuar inde që pritet të ndihmojnë në identifikimin e viktimës.

Për këtë arsye besohet se keto mbetje kockore janë groposur gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë që sot pritet që policia të nisë kërkimet në zonë për pjesët e tjera të trupit.

Pas publikimit të këtij lajmi, në Sarandë kanë mbërritur edhe familjarë të Fatmir Sulovarit, i cili rezulton i zhdukur së bashku me Leonard Thodhori nga Çuka, që prej datës 6 Prill 2023.