
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Instagram pas tensioneve të ndodhura në një protestë ku disa protestues kanë kërkuar të hiqet flamuri i komunitetit LGBT.
Në postimin e tij, Rama e ka shkruar mesazhin në anglisht duke theksuar se kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si një anëtare krenare e familjes evropiane.
Rama ka shprehur solidaritet i plotë me djalin e bullizuar duke thkesuar se ssnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, të përjashtohet apo të vihet në shënjestër për të qenë ndryshe.
“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si një anëtare krenare e familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar. Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për ngacmuesit“, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
