
TIRANË- Një qendër masazhesh e përshatur për prostitucion është zbuluar në Tiranë.
Pas finalizimit të operacionit policor të koduar "Flower", në pranga ka përfunduar një 28-vjeçare e cila ishte menaxherja e qendrës dhe është shpallur në kërkim administratori një 29-vjeçar.
Policia po ashtu ka proceduar penalisht 4 punonjëse në qendrën e masazheve dhe një 49-vjeçar.
‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Flower".
??u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;
??u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë;
??u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 29 vjeç.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale’, informon policia.
