LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 03:03

Kimete Berisha zbulon arsyen: Ja pse ra Albin Kurti!

(Epope satirike me 22 këngë – Versioni Shul.)

1. Nuk heq dorë nga hajnat e qeverisë së tij.
Prej hajneshës së rezervave të miellit, për shembull.

Mendon se nëse ai thotë se ajo nuk e ka vjedhur miellin, ne i besojmë.

2. Ish-ministrja e Drejtësisë kërkon drejtësi kur viziton varrezat,
ndërsa gjatë mandatit të saj nuk i bëri dy fjalë kryq për drejtësinë e viktimave.

Në kohën e saj digjeshin laboratorët e gjurmëve të krimeve.

3. Disa fantazma milionere energjetike na blejnë e na shesin rrymë nga Serbia.

E shteti i mbron me fanatizëm dhe i sheh si krijesa të mbrojtura.

4. U krijua mafia kulturore.
Fabrika e bërllogut kulturor.

Një njeri merr para në vit sa për t’i blerë dy shtëpi në lagje luksoze, ndërsa
produkti kulturor nuk i shihet askund.

Arti është aq i thellë,
sa nuk shihet.

Bujq fantomë marrin miliona për ara që nuk i punojnë,
për sera të braktisura dhe
për lopë që nuk ekzistojnë.

Ndërsa
ministri që e ka bërë drejtoreshë gruan në ministrinë e vet, ha kastraveca para kamerave.

Rapsodi bujqësore në tri kafshime.

6. Arsimin e udhëhoqën njerëz që nuk dinë shqip.

Që e shohin librin siç e shoh unë traktorrin.

7. Këshilltarja ia mbush gushat me para publike burrit të saj.

Me paret e shtetit mirëmbahet erosi bashkëshortor.

8. Antikorrupsioni ia aprovon të gjitha konfliktet e interesit.

E kanë bërë agjenci për pajtim.

9. I josh, pastaj i zhvlerëson bashkëpunëtorët.

Sapo dyshon
(i ka thënë njëri në vesh)
se besnikëria e tyre nuk është absolute.

10. Nuk i pëlqen puna me njerëz.

Por premton bashkimin kombëtar.

11. E nënçmon administratën,
ndërsa po kjo administratë i shkruan, i harton dhe i zbaton ligjet.

13. Lejoi të fyhet memoria e luftës.

Sot i nënçmojnë ish-ushtarët e UÇK-së gra që gjatë luftës kanë luajtur “Në mes dy zjarresh – odbojke”
dhe kanë kënduar “Od Vardara pa do Triglava”.

14. Për interes medial, e bëri këshilltare gruan që në karrierën e saj ka bërë vetëm top-lista muzikore.

Këtë javë e para është filanja.

Javën tjetër e treta është ajo… fistekja.

E përdor edhe feministen që mendon se bëhet heroinë duke recituar vargje kundër atij…
sendit të meshkujve.

Të gjithëve u thotë atë që duan të dëgjojnë.

15. Mburret me VLEN-in, ndërsa VLEN është pjesë e një qeverie që e mohon gjuhën shqipe.

16. I ra miti i superioritetit moral.

Ky mit funksionoi derisa njerëzit filluan të shohin se nuk janë aq të ndryshëm.

Edhe e vërteta është relative.

17. Lejoi që vetë të mbijetonte me 16 euro e 41 centë në xhep, ndërsa ministrat e tij u bënë çirakë.

18. Tito u jepte shtesa fëmijëve të varfër.

Ky u jep shtesa grave me çanta 2,000 euro.

Përpjekje për blerjen e kujtesës politike?

U ka dhënë shtesa atyre që kanë më shumë para se gjysma e Kosovës.

Kjo është aq gabim sa më nervozon vetëm duke e shkruar.

19. Gabimi më i madh i qeverisjes së tij është mohimi i realitetit.

Problemi nuk është kur nuk e sheh atë që sheh populli.

Problemi është kur mendon se populli sheh vetëm atë që sheh ti.

20. Ministri i Shëndetësisë,
përveç tjerash,
i shndërroi dhomat e spitaleve në hotel.

Familjarët që rrinin natën pranë të sëmurëve filluan të paguanin.

Për të bërë punën e stafit mjekësor.

21. Ua dha 2 milionë euro aviokompanive.

Ka edhe punë të mira që ka bërë.

Kryesisht në vendlindjen time,
në Veriun e Mitrovicës.

Por punët e mira nuk kanë nevojë të numërohen.

Nuk e di çka është dashuria, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE