LAJME / E Diel 9 Gusht 2026, 19:07

“Këtë mesazh e ke nga filani”! Ibrahim Lici krcënoi Denis Bajrin përmes telefonit?

Detaje të reja kanë dalë pas përplasjes së dhine së dhunshme mes tre të paraburgosurve në burgun e Fierit, ku mbetën të plagosur Denis Bajri(Brajoviç) dhe Jurgen Zotaj. Mediat bëjnë me dije se Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto, të cilët dyshohet se kanë lidhje me grupin e Rrajave, janë përplasur me Denis Bajrin, i konsideruar si pjesë e grupit të Shkodrës.

Tre të paraburgosurit, sipas hetuesve, prej kohësh kalonin kohë së bashku në ambientet e përbashkëta të sektorit dhe nuk rezulton të kenë pasur më herët konflikte mes tyre. Pikërisht për këtë arsye, grupi hetimor dyshon se ngjarja nuk ka qenë një konflikt i çastit.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e një mesazhi të përcjellë nga grupe rivale. Ndërsa burimet mediatike bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që plagosja e Bajrit të jetë urdhëruar ose nxitur nga persona të tjerë, përfshirë edhe persona të lidhur me grupin e Ibrahim Licit, ose vetë ky i fundit, me të cilin grupi i Shkodrës ka pasur prej vitesh përplasje të ashpra.

Në momentin e përplasjes, Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto i janë afruar Bajrit me një telefon në dorë dhe i kanë thënë: “Këtë mesazh e ke nga filani”. Pas kësaj, dyshohet se e kanë sulmuar me një thikë artizanale. NdërsaBajri është kundërpërgjigjur, ka marrë thikën dhe e ka lënë të plagosur Zotajn.

Të dy të plagosurit u transportuan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas informacionit të deritanishëm, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është firmosur transferimi i tyre.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar thika artizanale e përdorur gjatë konfliktit, si dhe telefoni celular që dyshohet se është përdorur për përcjelljen e mesazhit.Celulari pritet t’i nënshtrohet ekspertizës, përfshirë verifikimin e komunikimeve, në mënyrë që hetuesit të zbardhin se me kë është komunikuar dhe nëse telefonata ka lidhje me sulmin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE