LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 23:11

Kështu pritet të ndahen ulëset në Kuvend, sipas projeksioneve aktuale të rezultateve

Eugen Cakolli nga “Demokracia n’Veprim” ka publikuar një infografikë rreth asaj se si do të jetë përbërja e Kuvendit të Kosovës, bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve.

Sipas infografikës, VV pritet të ketë 48 ulëse, PDK 25 ulëse, LDK 20 ulëse dhe AAK 8 ulëse. Megjithatë, Cakolli ka theksuar se votat e mërgatës dhe ato me kusht mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandatave.

“Megjithatë, rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht mbeten ende për t’u procesuar. Bazuar në trendet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka shkruar Cakolli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE