Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në zonën e rrethrrotullimit të Golemit, në Kavajë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.
Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes dy personave, të cilët janë takuar në vendin e ngjarjes dhe pas një debati të ashpër, situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.
I plagosur ka mbetur shtetasi Luiz Sheqi, 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar, por vijon të monitorohet nga personeli shëndetësor.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes si Shpëtim Dedja, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Forcat e rendit po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE