LAJME / E Martë 14 Nëntor 2023, 23:11

"Kemi të bëjmë me një tjetër profil të botës së krimit", gazetari i njohur zbardh prapaskenat e takimit me 'baronin' e drogës: Dritan Rexhepi fliste kulturuar dhe ishte më i qetë seç duhej

Gazetari, Jul Kasapi diskutoi arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi i cili cilësohet edhe si baroni i drogës. Kasapi tregoi edhe momentin e takimit me Dritan Rexhepin ku e përshkroi si një person shumë të qetë dhe të kulturuar.

’Unë mendoj se kemi të bëjmë me një tjetër model të asaj që ne njohim të personazheve të botës së krimit.

Nëse jemi mësuar me personazhe të cilët të vetmen mënyrë të komunikimit kanë armën, nga ana tjetër unë kam diskutuar me një person i cili arrinte të fliste kulturuar.

Rikujtojmë se i kishte hyrë juridikut. Nga ana tjetër një person tejet i qetë. Ndosha më shumë i qetë seç duhet. Nga kjo kam arritur të kuptoj se kemi të bëjmë me një tjetër profil të botës së krimit.

Gramoz Rexhepi është njëri prej personazheve të botës së krimit i cili ka arritur të mbijetojë në një terren tejet të vështirë siç është Guajakili’, tha ndër të tjera Kasapi.