LAJME / E Enjte 26 Qershor 2025, 01:01

“Kam ikur me lot në sy”, Andrea niset drejt Italisë: Shqipëria s’do të largohet kurrë nga unë!

Andrea, ish-konkurrenti i Ferma Vip 2 ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram, se është nisur drejt Italisë aty ku jeton prej vitesh.


Kur nisem për në Itali gjithmonë marr me vete shumë ëndrra, shpresa dhe mall. Do të më presë familja, dashuria, puna. Por Shqipëria… ajo s’do të largohet kurrë nga unë.

Më mungon gjithmonë si herën e parë kur kam ikur me lot në sy. Kafet me miqtë, netët e gjata të verës dhe ajo ndjesia që vetëm vendlindja ta jep. Shqipëria nuk është thjesht vendi ku kam jetuar – është rrënja ime, zëri i shpirtit tim, shtëpia ime.


Nuk ka rëndësi sa larg do jem. Zemra ime do të ketë gjithmonë një cep për ty Shqipëri. Dhe çdo herë që do të kthehem do të përqafoj me të njëjtin mall, sikur s’jam larguar kurrë.

Ehhh kshu kshu u emocionova se kisha kohë pa ndenjur kaq gjatë në vendin tim qëkur kam emigruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE