
Blero ka bërë një rrëfim të sinqertë në Big Brother VIP Kosova.
Këngëtari ka treguar se ka kaluar një periudhë jo aq të mirë para tre viteve sa i duhej të bënte një trajtim për të kaluar ankthin dhe depresionin.
Blero: ”Pjesa e shkrimeve, interesit, pjesa e gjykimit, paragjykimit, e te qenurit pothuajse shume shpesh ne tituj te ndryshem, nuk eshte e lehte.
Eshte pjese ku s’kisha pas qef me ndodh se ka qene presion shume i madh.
Ka ndikur shume, jam munduar te jem shume i forte. Diku para tri viteve mu ka desh te shkoja ne nje fare trajtimi, jashte vendit, se ka ditur askush ku isha, me ka bere shume mire.
Si tip i mbyllur edhe mu ka desht te shkoja ne nje trajtim per gjendje emocionale, kam shkuar nja dy muaj trajtim, depresioni, ankthi…edhe me ka bere shume mire”, tha Blero.
