LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 13:01

“Ju erdhi fundi”/ Thirrje vendosmërie kundër Ramës dhe qeverisë: Parlamenti i krimit

Pas përfundimit të fjalimeve në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës.

Shqiptarët për 24 ditë me radhë protestojnë me forcë dhe vendosmëri kundër kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet e vazhdueshme “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre.

Ata gjithashtu theksojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke bërë të qartë se largimi i Ramës është i panegociueshëm.

Gjatë marshimit para Parlamentit, në turmë dëgjohen gjithashtu thirrjet në kor “Parlamenti i Krimit” dhe “Ju erdhi fundi”, duke reflektuar vendosmërinë e kësaj dite të 24-të të revoltës qytetare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE