Pas shumë reagimeve në media të ndryshme në vend se kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci është marrë i pandehur nga SPAK, ky i fundit ka reaguar me anë të një statusi.
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka mohuar se dhënë dorëheqjen nga detyra.
Në media u raportua se ai është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK dhe kjo ka barë që të dorëzojë detyrën.
Por ai ka reaguar në rrjetet sociale me ironi.
“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshem për të dy palët”, shkruan ai.
Ndërkohë raportohet se Beci është marrë nën hetim nga SPAK. Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.
Sakaq, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.
Beci ka qenë më herët kryetar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe i Korporatës Elektroenergjitike, pra KESH.