
Me një pankartë ku lexohej “Jam agjente suedeze”, një qytetare zgjodhi një formë të pazakontë proteste. Ajo u shpreh se pjesëmarrja e saj në tubim lidhej si me mbrojtjen e natyrës, ashtu edhe me pensionin e ulët të babait.
Ajo deklaroi se nuk kishte dalë për një arsye të vetme, por për disa shqetësime njëherësh, duke përmendur pensionet e ulëta, pagat, si edhe “paketën e maleve”. Sipas saj, në Suedi natyra mbrohet shumë.
Qytetarja tha se po proteston për pensionin e të atit, i cili është 100 euro, ndërsa shtoi se këtu nuk ka program social.
Ajo tregoi gjithashtu se ka jetuar 11 vite në Suedi dhe se ka punuar për Kryqin e Kuq, ndër ekselentet.
Sipas saj, të jesh politikan do të thotë të jesh shërbëtor i popullit dhe të japësh përgjigje për shtresat vulnerabël, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
