LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 14:02

Izraeli godet 6 aeroporte iraniane! Shkatërrohen 15 avionë dhe helikopterë (HARTA)

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore ndaj gjashtë aeroporteve ushtarake në Iranin perëndimor, lindor dhe qendror.

Sipas deklaratës zyrtare të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), nga sulmet janë shkatërruar 15 mjete fluturuese, përfshirë avionë dhe helikopterë, si dhe janë dëmtuar rëndë pista uljeje, depo nëntokësore, një avion furnizimi dhe disa avionë luftarakë të tipit F-14, F-5 dhe AH-1, që i përkisnin forcave ajrore iraniane.

“Avionët e shkatërruar ishin përgatitur për operacione kundër Forcave Ajrore të Izraelit dhe synonin të pengonin veprimtarinë e tyre mbi territorin iranian”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, IDF bëri të ditur se sulmet kanë pezulluar funksionimin e aeroporteve të goditura dhe kanë ndërprerë përkohësisht aftësinë operacionale të forcave ajrore iraniane në këto baza, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE