LAJME / E Enjte 26 Qershor 2025, 16:04

Ishujt greke në flakë/ Pastruesja e hotelit akuzohet për zjarrvënie, dyshohet se…

Një grua me origjinë nga Gjeorgjia, e punësuar si pastruese në ishullin grek të Kiosit, do të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuza për zjarrvënie të pavullnetshme. Sipas autoriteteve greke , gruaja ka pranuar se ka hedhur në mënyrë të pakujdesshme një cigare të ndezur, e cila dyshohet se ka shkaktuar njërin nga 5 vatrat shkatërruese që kanë përfshirë ishullin ditët e fundit.

Zëvendësdrejtori i zjarrfikësve në Kios tha për mediat ndërkombëtare se gruaja ndodhet ne qeli dhe do te jap dëshminë e saj përpara prokuroreve këtë të premte. “Ajo u kap në flagrancë dhe e pranoi se kishte hedhur cigaren që ndezi njërin nga pesë vatrat aktive,” tha ai. “

Dëshmitarë okularë konfirmuan gjithashtu incidentin, duke shtuar peshë në hetimet që po zhvillohen. Megjithëse ky rast po trajtohet si një zjarr i shkaktuar nga pakujdesia, autoritetet po hetojnë mundësinë që disa nga vatrat e tjera të jenë vënë qëllimisht, pasi është e vështirë të shpjegohet përhapja e tyre në zona kaq të ndryshme në të njëjtën kohë pa ndërhyrje njerëzore.

Që nga dita e diel, mbi 400 zjarrfikës, të ndihmuar nga avionë që hedhin ujë dhe qindra vullnetarë, po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët në Kios. Janë evakuuar dhjetëra fshatra, ndërsa qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishull. Deri më tani, rreth 40,000 hektarë janë djegur. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shifër të saktë për numrin e turistëve që ndodheshin në Chios në momentin e shpërthimit të zjarreve më 22 qershor.

Greqia, një nga vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike në Mesdhe, po përballet me një rritje të ndjeshme të zjarreve pyjore vitet e fundit për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve gjithnjë e më të thata. Aktualisht, vendi po kalon valën e parë të të nxehtit për këtë verë, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C në ditët në vijim.

Përballë kësaj situate, qeveria qendrore ka ashpërsuar dënimet për zjarrvënie dhe krime mjedisore . Kodi Penal parashikon burgim deri në 20 vjet dhe gjoba deri në 200 mijë euro për zjarrvënie të qëllimshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE