
Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 3 korrik, rreth orës 13:30, ndërsa rasti është raportuar tek autoritetet pesë ditë më vonë.
Bazuar në deklarimin e viktimës, incidenti ka ndodhur derisa ajo ndodhej në një lokal, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Pas pranimit të denoncimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe ka njoftuar prokurorin kompetent për rastin.
Me konsultim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të mbledhur provat e nevojshme.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse është ndërmarrë ndonjë masë ndaj personit të dyshuar.
Në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, personi i dyshuar konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
