LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 21:09

Ish-komisari i njohur, në protestën para Kryeministrisë: Sot punoj shofer, më nxorrën në pension që të rri urtë

Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti i është bashkuar sot protestës para kryeministrisë në Tiranë.

Ai u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të mos dorëzohen pasi ndodhen sipas tij nëm omentin më deçiziv. Ahmeti foli gjithashtu për karrierën e tij, ku tha se qytetarët shqiptarë kanë paguar 3 milionë euro për formimin e tij si oficer, por sot ai punon shofer dhe merr pensionin e shtetit të parakohshëm.

“Unë si ish-oficer policie, e kam agjentin (të birin që e mban mbi shpinë), e zura agjentin. Ky ishte kavroshi, po mblidhte informacion për ne. Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: ‘Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive’. Unë e kam ngrënë çairin tim, mendoj për të gjitha gjeneratat, çfarë na kanë bërë në këtë vend, duhet natë e ditë në Kuvend. Nëse nuk veprojmë tani, kjo gjeneratë…

‘O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi?! Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë’.

Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë. E deklaroj sot, dy pensionistë që marrin 70 mijë lekë do t’ua jap pensionin tim, t’ua ndaj përgjysmë, të ndajnë ilaçet. Kaq mundem me ba. Burra, prisni, mos ma lëshoni frontin.”- tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE