Charles Kupchan, ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare në administratën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, ka dhënë një deklaratë optimiste për të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor,
duke theksuar se integrimi në NATO është një proces i pashmangshëm për vendet e rajonit
Gjatë një interviste, Kupchan nënvizoi se anëtarësimi i Kosovës në aleancën ushtarake është vetëm çështje kohe, ndërsa përfshiu edhe Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën në parashikimin e tij për një Ballkan tërësisht të integruar në strukturat e sigurisë euroatlantike.
“Gadishulli i Ballkanit një ditë do të jetë i integruar në NATO. Mendoj që është vetëm çështje kohe për Kosovën, Serbinë e Bosnjën që të jenë pjesë e aleancës”, deklaroi Kupchan.
Megjithatë, ai tregoi një qasje më të rezervuar për shtetet e Evropës Lindore që ndodhen më pranë kufijve me Rusinë, duke vënë në dukje se ato mund të mbeten në një situatë të paqartë gjeopolitike.
“Jam skeptik se çfarë ndodh në lindje për vende si Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina, do të përfundojnë të jetojnë nën një zonë gri, një zonë e mesme mes Rusisë e kufijve të NATO-s”, shtoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE