LAJME / E Mërkurë 2 Korrik 2025, 18:06

Ish-gjyqtarja besnike e Suel Çelës do të vijojë qëndrimin në qeli, GJKKO lë në fuqi vendimin për Pajtime Fetahun

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për arrestimin e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila akuzohet për lidhjet e saj me organizatën kriminale të Suel Çelës.

Ish-gjyqtarja, e lidhur me dy organizata kriminale “Çopja” dhe të Suel Çelës, mbahet e paraburgosur në Pojskë të Pogradecit.

Pajtime Fetahu është e akuzuar nga SPAK për lidhjet e saj me dy banda kriminale, atë me klanin Çopja dhe atë të Suel Çelës si dhe ka marrë ryshfet prej tyre, për të ndikuar kështu në proceset gjyqsore ku të përfshirë ishin anëtarë të këtyre bandave.

Ajo u arrestua në muajin korrik, por më pas ndaj saj u vendos masa “Arrest në shtëpi”. Prokuroria e Posaçme e akuzon Fetahun se ka bashkëpunuar me klanin Çopja, duke ndikuar në proceset gjyqësore ku përfshiheshin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja.

Vetë Fetahu nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat, madje pretendon se nuk ka dijeni për ato që e akuzojnë. Mirëpo, SPAK ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se ish-gjyqtarja ka marrë 11 mijë euro, një monedhë floriri, të cilën dyshohet se e ka marrë nga Mikael Kamami dhe bashkëpunëtori i tij, Arzen Mama, djali i “Dine Çamit”.

Ndërkohë, disa muaj më pas, në nëntor të këtij viti, SPAK kërkoi burgosjen e Pajtime Fetahut dhe kjo për një tjetër çështje. Pikërisht për lidhjet që ajo kishte me të fortin e Elbasanit, Suel Çelën.

Pajtime Fetahu u burgos gjatë megaoperacionit të Prokurorisë së Posaçme në qytetin e Elbasanit ku dhe u bë i mundur “zbërthimi” i organizatës kriminale të Suel Çelës.

Ish-gjyqtarja komunikonte me anëtarët e organizatës, me në krye Suel Çelën, të cilit i drejtohej me epitetet “dritë, diell”. Gjithashtu, nga “çmontimi” i bisedave në SKY ECC, u bë me dije se Fetahu ka marrë ryshfet për vendime në favor të interesave të tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE