Mediat shtetërore iraniane kanë reaguar ndaj akuzave të Izraelit, duke mohuar kategorikisht se Teherani ka lëshuar raketa drejt Izraelit pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit ka lëshuar një deklaratë zyrtare, ku thuhet se Irani ka “imponuar ndalimin e luftës” ndaj Izraelit dhe mbështetësve të tij, të cilët i cilëson si “terroristë”.
“Çdo agresion i mëtejshëm do të përballet me një përgjigje vendimtare, të ashpër dhe në kohën e duhur nga Irani”, thuhet më tej në deklaratë.
Më tej, autoritetet iraniane vlerësojnë popullin iranian për “ndërgjegjësimin, qëndresën dhe unitetin” e treguar gjatë konfliktit.
“Fitorja ndaj armikut është rezultat i vendosmërisë së hekurt të popullit, durimit strategjik dhe refuzimit për t’u nënshtruar apo për të pranuar kompromis të njëanshëm”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, Këshilli lavdëron forcat iraniane për “goditjet vendimtare dhe të matur” që kanë ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ndaj territorit iranian, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE