
Protesta e 33-të kombëtare ka nisur me incidente, pasi disa protestues kanë sulmuar gazetaren e Top News, Keida Muka.
Gjatë kohës që gazetarja ishte duke raportuar drejtpërdrejt, ajo është shtyrë nga pas nga një protestuese,
e cila, sipas pamjeve, e ka goditur fizikisht.
Më pas, protestues të tjerë iu afruan gazetares dhe i bënë thirrje të largohej nga raportimi “live”.
Pas incidentit, gazetarja u largua nga raportimi e prekur. Ndërkohë, edhe televizioni Top News ka reaguar, duke dënuar publikisht aktin ndaj gazetares, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
